11 vjecari, 1 mije km ne kembe per te varferit

18/05/2009 18:50

1 mije kilometra ne kembe per t’iu ardhur ne ndihme femijeve te varfer dhe te pastrehe.

Eshte kjo sipermarrja e nje 11 vjecari amerikan, Zach Bonner, i cili ka ndermend te arrije ne kembe Uashingtonin nga Atlanta.

Vogelushi synon t’i dorezoje presidentit Barack Obama letrat dhe kerkesat per ndihme te firmosura nga minorene qe jetojne rrugeve.

Djaloshi e nisi maratonen e tij javen e kaluar, duke bere ne kembe 18 kilometra ne dite, bashke me te emen.

Deri tani ai ka mbledhur 35 mije dollare per te ndihmuar 1.5 milion femije te pastrehe ne Shtetet e Bashkuara.

Top Channel