Papa ne Nazaret, sot takohet me Netanyahu-n

14/05/2009 08:50

Papa Benedikti XVI vazhdon viziten ne Lindjen e Mesme. Sot ai do te udhetoje drejt Nazaretit, ku mes te tjerash do te takohet edhe me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Nazareti eshte qyteti me i madh i banuar nga arabet dhe qender administrative e Galilese. Ati i shenjte do te celebroje edhe nje meshe, ndersa ne mbremje do te udhetoje me helikopter drejt Jeruzalemit.

Gjate vizites se tij ne territoret palestineze Papa deklaroi se Vatikani mbeshtet krijimin e nje shteti palestinez. “Ekzistenca e nje muri i coi palestinezet dhe izraelitet ne nje pike te vdekur, por muret mund te rrezohen”, tha Papa.

Top Channel