Lindja e jetes, zbulohet tabloja e reaksioneve

14/05/2009 20:10

Jeta ne Toke mund te kete lindur rreth 4 miliarde vjet me pare ku formacionet e para akullnajore kane krijuar kushtet e zhvillimit te njeqelizoreve.

Nje grup shkencetaresh britanike kane arritur te riprodhojne ne laborator nje pjese te ketij procesi mjaft te rendesishem. Pas 12 vitesh studime intensive ne University of Manchester, rezultatet e ketij perfundimi jane publikuar ne reivisten “Nature”.

Shkencetaret mendojne se jeta ka nisur me formimin e elementeve te thjeshte qe me pas kane krijuar kushtet per zhvillimin e metejshem te jetes. Elementet e thjeshte dhe molekulat e filleses se jetes ishin evidentuar kohe me pare  por tashme me kete studim kemi nje tablo te plote te reagimit te agjenteve te ndryshem per te dhene rezultate frytedhenese.

Ne 20 vitet e fundit, asnje nuk kishte qene ne gjendje te tregonte konkretisht reaksionin e elementeve kimike qe krijoi zinxhirin jetesor.

Top Channel