Gazetaret amerikane, ne qershor para gjyqit

14/05/2009 09:00

Dy gazetare amerikane te arrestuara nga autoritetet koreano-veriore, do te dalin ne gjyq me 4 qershor. Reporteret u arrestuan ne muajin mars prane kufirit me Kinen.

Dy gazetaret aziatike qe punojne per Current Tv, akuzohen se kane hyre ilegalisht ne vend dhe kane pasur qellime dashakeqe. Ato ishin duke realizuar nje reportazh per refugjatet koreano-veriore ne Kine. Agjencia e lajmeve KCNA njoftoi se ne qershor do te nise procesi.

Grupi Gazetaret pa Kufij theksoi se Euna Lee dhe Laura Ling, rrezikojne te denohen me 10 vjet pune te detyruar, nese shpallen fajtore. Presidenti Obama deklaroi pak kohe me pare se administrata e tij eshte e shqetesuar per arrestimin e gazetareve, por Washingtoni nuk ka marredhenie diplomatike me Phenianin dhe eshte ambasada suedeze qe vepron per te.

Megjithate, ambasadori suedez nuk i ka takuar reporteret qe prej 30 marsit.

Top Channel