Birmani, para gjyqit liderja e opozites San Suu Kyi

14/05/2009 10:20

Liderja e opozites ne Birmani, Aung San Suu Kyi, do te dale ne gjyq, pasi ka shkelur rregullat e arrestit shtepiak. Seanca do te zhvillohet me 18 maj, sipas avokatit te aktivistes se njohur per demokraci.

Gruaja akuzohet se ka pritur nje amerikan ne shtepine e saj. 63-vjecarja, qe ka kaluar 13 nga 19 vjetet e fundit ne burg, ka thyer urdhrin e vendosur qe nga viti 2003. Nen akuze bashke me te jane vene edhe dy bashkepunetore.

Suu Kyi u transferua mengjesin e sotem nga shtepia e saj ne burgun Insein ne Rangoon.

Top Channel