Torturat, Obama kunder publikimit te fotove

13/05/2009 19:15

Presidenti i Shteteve te Bashkuara, Barack Obama eshte shprehur kunder perhapjes se fotove te te burgosurve qe iu nenshtruan torturave ne Irak e Afganistan gjate qeverisjes se administrates Bush.

Lajmin e ben te ditur kanali televiziv amerikan “Fox News”, qe iu referohet burimeve prane Shtepise se Bardhe.

Obama e ka shpjeguar qendrimin e tij me pasojat qe publikimi i fotove mund te kete tek siguria kombetare e SHBA.

Top Channel