KE, gjobe marramendese “Intel”

13/05/2009 20:30

Komisioni Europian ka ndeshkuar me nje gjobe rekord gjigandin e prodhimit te mikroprocesoreve, “Intel”.

Gjoba, qe arrin ne 1 miliard e 60 milione euro eshte me e madhja e vene ndonjehere ne histori, madje me e madhe se ajo me te cilen komisioni ndeshkoi “Microsoft”.

Ndersa arsyet jane te njejta: monopolizimi i tregut. Rezulton se kompania “Intel” ka abuzuar me ligjet e tregut duke shkelur anti-trustin, ne menyre qe te mbaje kompanite e tjera jashte tregut.

Gjithashtu, “Intel” ka paguar prodhuesit me shuma ilegale, ne menyre qe perdoruesit e kompjuterave te perdornin vetem mikroprocesoret e saj.

Top Channel