Karzai: Talebanet, kercenim ne Pakistan e Afganistan

13/05/2009 14:35

Kercenimi taleban ne Afganistan dhe Pakistan eshte konkret. Deklarata eshte bere nga presidenti afgan Hamid Karzai, gjate nje fjalimi ne nje konference per bashkepunimin rajonal per Afganistanin.

Nga Islamabadi, presidenti theksoi se terroristet po zgjerojne kontrollin ne zona te tera ne dy vendet. Ne nje harte te botuar se fundi nga BBC, tregohen se qeveria pakistaneze kontrollon vetem 38 perqind te territorit ne veriperendim te vendit.

Sipas saj, talebanet e kane forcuar kontrollin ne kete pjese, pavaresisht ofensives ushtarake te qeverise.

Top Channel