Gripi A, virusi mund te jete krijuar ne laborator

13/05/2009 10:20

Virusi i gripit te derrave mund te jete krijuar aksidentalisht ne laborator, si pasoje e nje gabimi njerezor. Keshtu pretendon kerkuesi australian, Adrian Gibbs.

Ne nje artikull derguar Organizates Boterore te Shendetesise dhe qendrave amerikane per kontrollin e semundjeve, nje nga krijuesit e antiviralit Tamiflu, qe ka punuar me kompanine farmaceutike Roche, pretendon se karakteristikat gjenetike te virusit A/H1N1 jane te tilla, qe te bejne te mendosh se eshte rritur ne nje veze.

Virusi mund te jete zhvilluar aksidentalisht ne vezet qe shkencetaret perdorin per te rritur viruset per prodhimin e vaksinave. OBSH po heton mbi hipotezen e ngritur prej shkencetarit.

Ne nje interviste shkencetari tha se mund te jete bere nje gabim dhe virusi mund te kete kaluar nga nje derr ne nje tjeter gjitar, ose zog, perpara se te mberrinte tek njerezit. Gibbs eshte mes shkencetareve te pare qe po analizojne perberjen gjenetike te virusit, te identifikuar fillimisht ne Meksike. Nese virusi eshte krijuar ne laborarot, ai mund te jete me vdekjeprures dhe kerkohet me shume siguri, ka thene numri dy i OBSH-se, Keiji Fukuda.

Nderkaq, vazhdojne kerkimet per te percaktuar nese virusi do te pesoje ndryshime dhe do te behet me vdekjeprures, nese do te perhapet ne hemisferen jugore.

Top Channel