Diamanti blu, shitje rekord ne ankand

13/05/2009 10:05

Nje diamant i rralle blu eshte shitur per nje shifer rekord, 10,5 milione franga zviceriane ne nje ankand ne Gjeneve.

Diamanti peshon 7,03 karat dhe u ble nga nje person anonim, qe do te kete edhe te drejten t’i vendose emrin.

Diamanti ishte gjetur ne minieren Cullinan ne Afriken e Jugut vitin e kaluar dhe cilesohet me pasterti maksimale. Sipas njerit prej drejtuesve te ankandit, David Bennett, ky eshte nje cmim rekord per nje diamant blu.

Top Channel