Avioni merr flake, shpetojne pasagjeret

13/05/2009 11:55

Pasagjerët e një avioni të Southeast Airlines që ishte nisur nga New Orleans përjetuan orë tmerri gjatë fluturimit.

Avioni mori flakë teksa zbriste në Huston. Zjarri u shfaq te njëra prej rrotave dhe flakët u shtuan pasi avioni kishte ndaluar në pistë. Pasagjerët u evakuuan me shkallët e emergjencave.

Kompania ajrore bën të ditur se askush prej personave që ndodheshin në bord nuk u lëndua. Menjeherë e zjarrfikësit shuan flakët te rrota e avionit dhe incidenti u mbyll pa pasoja dramatike për 47 pasagjerët dhe 5 antarët e ekuipazhit.  

Hipoteza e parë që hidhet është se një defekt në rrotë solli carjen e gomës, por detajet e aksidentit do të jenë subjekt hetimi.

Top Channel