Ukraine, jep doreheqjen ministri i dehur

12/05/2009 12:10

Ministri i Brendshem ukrainas ka dhene doreheqjen. Shkak eshte bere nje incident i ndodhur me 4 maj ne aeroportin e Frankfurtit, ku ministri Yuri Lutsenko u ndalua ne bordin e nje avioni, ne gjendje te dehur.

Ministri kerkoi qe parlamenti ta shqyrtoje kerkesen e doreheqjes sa me shpejt. Lutsenko ka akuzuar shtypin se ka publikuar informacione te paverteta rreth ngjarjes. Sipas disa burimeve, piloti i avionit ku gjendet ministri, nuk kishte pranuar te niste fluturimin, pasi ne bord gjendej nje pasagjer i dehur.

Ministri kishte nisur te therriste dhe per kete eshte ndaluar nga policia. Vete ai pretendon se policia gjermane i kerkoi falje per prangosjen.

“Ndaj meje po vazhdon nje fushate e ndyre dhe keshtu e kam te pamundur te vazhdoj aktivitetin tim”, ka thene Lutsenko.

Top Channel