Sulm amerikan ne Pakistan, tete te vdekur

12/05/2009 09:55

Tete pakistaneze kane mbetur te vrare nga nje sulm i nje avioni amerikan pa pilot ne kufirin me Afganistanin. Avioni ka leshuar dy raketa kunder militanteve islamiste, njoftoi ushtria pakistaneze.

Objektivi ishte nje grup banesash, ku luftetaret strehoheshin perpara se te kalonin kufirin, ose ktheheshin nga Afganistani. Nderkaq, situata e civileve mbetet e paqarte. Rreth 1 milion persona jane evakuuar per t’u shpetuar luftimeve te ushtrise me talebanet ne luginen Swat.

Sipas sherbimeve sekrete, Al Kaeda eshte forcuar ne vend dhe kete e tregojne atentatet e shtuara. Mengjesin e sotem u sulmua nje postbllok disa km larg Peshawarit, ku mbeten te vrare 10 persona, 8 prej tyre civile. Synimi ishte vrasja e ushtareve.

Ushtria njoftoi se ka vrare 52 talebane ne 24 oret e fundit ne luginen Swat dhe se operacioni i nisur 16 dite me pare ka shenuar progrese.

Top Channel