Lindje e Mesme, SHBA: Jo zvarritjeve

12/05/2009 06:55

Ambasadorja e SHBA-se ne OKB, Susan Rice ka deklaruar se administrata e presidentit amerikan, Barack Obama eshte e vendosur te mos e zvarrise me gjetjen e  nje zgjidhjeje ne Lindjen e Mesme te bazuar ne parimin e dy shteteve, nenvizoi sot ne Nju Jork ambasadorja e SHBA-se ne OKB,  Susan Rice.

Ndersa mori fjalen gjate nje debati ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se, qe ka si qellim te rifilloje procesin e paqes, Rice perseriti thirrjet e administrates Obama per vendosjen e nje shteti palestinez,  per dhenien fund te dhunes dhe ndalimin e kolonive me popullsi izraelite.

Qeveria e re izraelite e te djathtes se kryeministrit Benjamin Netanyahu, qe eshte ftuar ne Uashington kete muaj, ka refuzuar deri tani te mbeshtese publikisht krijimin e nje shteti palestinez.

Top Channel