Indianet, ne Guinness per korin me te madh ne bote

12/05/2009 10:20

160 mije indiane kane thyer pas 72 vjetesh rekordin boteror, duke krijuar korin me te madh te botes.

Pjesemarresit kenduan per 40 minuta pjese fetare nga kompozitori-shenjt, Annamacharya ne qytetin Hyderabad ne shtetin Andhra Pradesh. Rekordi i meparshem Guinness i ketij lloji ishte vendosur ne vitin 1937 nga nje kor i perbere nga 60 mije vete gjate nje gare te mbajtur ne Poloni.

Nje perfaqesues i rekordeve u dorezoi te pranishmeve certifikaten perkatese. Pjesemarresit ne kor kenduan shtate kompozime te Annamacharyas ne 601 vjetorin e lindjes se kompozitorit nga India jugore.

Top Channel