Fjalimi i Papes zhgenjen izraelitet

12/05/2009 09:40

Papa Benedikti XVI vazhdon te qendroje ne Izrael, ku po viziton vendet e shenjta.

Papa ka vizituar Kupolen e Shkembit ne Jeruzalem, nje vend i shenjte vecanerisht per myslimanet, sepse ne qender te saj gjendet shkembi i shenjte, ku u lut profeti Muhamed perpara udhetimit drejt qiellit. Eshte hera e pare qe nje Pape viziton nje vend te tille. Me pas Ati i Shenjte do te vizitoje Murin e Loteve, vendin simbol te hebrejve, ku edhe do te lutet mes gureve te murit, sic beri Papa Gjon Pali II ne vitin 2000.

Nderkaq, fjalimi i mbajtur nga Papa Ratzinger ne muzeun e Holokaustit zhgenjeu izraelitet. Shtypi vendas e cilesoi ate me fjalet rasti i humbur i Papes. Komentatoret thane se ai ishte shume larg fjalimit te Papa Gjon Palit II 9 vjet me pare, qe preku e mallengjeu thellesisht izraelitet.

Ne gazeten “Haaretz” thuhej se Papa foli per hebrejte e vrare si te ishin viktima te nje aksidenti rrugor. Gazetat “Maariv” dhe “Yediot Ahronot” theksuan faktin se ati i shenjte nuk kerkoi falje.

Top Channel