Kreu i misionit civil nderkombetar ne Kosove, Piter Feith e ka vleresuar si shume te rendesishem anetaresimin e Kosoves ne FMN.

Sipas tij, ky anetaresim eshte nje hap i madh drejt anetaresimit ne organizatat e tjera dhe nje hap i rendesishem per zhvillimin ekonomik te Kosoves.

“Pranimi i Kosoves ne FMN eshte nje hap i rendesishem ne zhvillimin ekonomik te vendit. Institucionet kosovare do te punojne se shpejti bashkarisht me FMN, duke shfrytezuar parimet dhe rekomandimet e tij ne dobi te qytetareve”, ka deklaruar Feith.

Ai ka vleresuar se bashkepunimi me nje institucion si FMN do te ndikoje ne stabilizimin e Kosoves dhe te gjithe rajonit te Ballkanit.

Top Channel