Afganistan, ISAF izolon qytetin e Khostit

12/05/2009 19:10

Qyteti afgan i Khostit, skene e nje sulmi te kryer sot nga talebanet qe shkaktoi 6 te vdekur, eshte izoluar nga forcat e sigurise dhe ato te ISAF.

Disa burime bejne te ditur se perleshjet e armatosura vazhdojne, por nuk dihet me saktesi se cila eshte situata reale.

Sipas edicioneve on line te BBC dhe Al Jazira, nje grup talebanesh jane futur ne bashkine e qytetit dhe kane marre disa pengje.

“Kemi te dhena nga funksionare te qeverise se talebanet kane marre pengje, por nuk mund te konfirmojme nese behet fjale per civile”, ka deklaruar nje gazetar i televizionit arab.

Top Channel