“Atlantis” niset per te “kuruar” teleskopin Hubble

11/05/2009 20:35

Anija kozmike “Space Shuttle Atlantis” eshte nisur me sukses nga baza e NASA-s ne Cape Canaveral me nje mision per te kryer disa modifikime ne teleskopin hapesinor, Hubble.

Ne oren 20:01 me oren tone lokale, ka marre jete misioni i “Space Shuttle Atlantis”, i cili do “mjekoje” teleskopin Hubble qe po udheton prej 19 vjetesh rreth orbites se Tokes. Nese anija e leshuar sot nuk do arrije te bashkohet me sukses me Stacionin Nderkombetar Hapesinor, NASA ka gati nje tjeter anije kozmike qe mund te niset brenda pak ditesh per ta cuar misionin deri ne fund.

Rreziku me i madh eshte perplasja e mundshme e Shuttle Atlantis me ndonje mbetje hapesinore, te cilat jane shtuar shume gjate koheve te fundit. Misioni parashikon 5 dalje ne hapesire ku do te zevendesohet makina fotografike me nje te re te quajtur “Wide Field Camera 3” dhe qe eshte ne gjendje te marre imazhe te sakta si me rrezet ultraviolete ashtu edhe me rrezet infra te kuqe. Me syrin e ri fotografik, Hubble do te jete 90 here me i fuqishem ne krahasim me vitin 1990 kur u hodh ne hapesire.

Astronautet mund t’i shtojne teleskopit edhe nje instrument te quajtur “Cosmic Origins Spectrograph” qe do jete ne gjendje te mase temperaturen, dendesine, perberjen kimike dhe shpejtesine e galaktikave me nje saktesi 10 here me te madhe se aparatura aktuale. Gjithashtu, ne teleskop do vendoset edhe nje aparature qe do mundesoje lidhjen me nje anije kozmike pas 5 ose 10 vjetesh, ne kohen kur Hubble do ta perfundoje misionin dhe do rikthehet ne shtepi per t’u vendosur ne nje muze ku te gjithe do kene mundesine te shikojne nga afer teleskopin me te famshem ne bote.

Hubble ka revolucionarizuar menyren e njohjes se universit nga njeriu pasi syri i tij ka bere zbulime te rendesishme edhe ne galaktika miliona vjet drite larg. Nje prej momenteve me emocionuese eshte ai i vitit 1994 kur Hubble arriti te fotografonte perplasjen e nje meteori gjigand ne siperfaqen e Jupiterit. Hubble ka zbardhur edhe shume paqartesi ne lidhje me ekzistencen e vrimave te zeza, duke arritur qe nepermjet pamjeve te vecanta, te vertetoje pranine e tyre ne qender te galaktikes tone. Pas disa vitesh, pasardhesi i Hubble do te jete teleskopi Web, fjala me e fundit e teknologjise boterore.

 

Top Channel