Toyota njofton humbjen e pare vjetore

08/05/2009 10:05

Toyota, prodhuesi me i madh i makinave ne bote, ka njoftuar humbjen e pare per kete vit, ndersa kriza ekonomike globale ka ulur kerkesen per automjetet e saj.

Kompania japoneze ka shenuar nje humbje prej 4,4 miliarde dollare, ndersa pritet nje tjeter humbje me e madhe gjate vitit financiar. Ashtu si shume kompani rivale me te, Toyota ka ulur prodhimin per shkak te renies se shitjeve.

Ajo ka bere fajtore per kete edhe rritjen e cmimit te lendes se pare, si dhe forcimin e jenit, qe i ben me te shtrenjta makinat e saj ne bote.

Sipas presidentit Katsuaki Watanabe, humbja eshte pasoje e uljes se shitjeve te automjeteve, vecanerisht ne SHBA dhe Europe.

Top Channel