Somali, gazetarja e rrembyer eshte shtatzene

08/05/2009 10:30

Gazetarja kanadeze Amanda Lindhout, e rrembyer nga nje grup banditesh ne Mogadisho, se bashku me kolegun e saj australian Nigel Brennan, dyshohet te jete shtatzene.

Lajmin e ka konfirmuar nje reportere lokale per gazeten italiane “Corriere della Sera”. Gjurmet e gazetareve jane zhdukur qe prej 23 gushtit te kaluar ne Somali, ku ndodheshin per nje reportazh per kampet e refugjateve.  

Ata kane perfunduar ne duart e nje grupi rrembyesish te cilet pervecse kane kerkuar 2,5 milione dollare, mesohet se e kane perdhunuar vazhdimisht cdo dite gazetaren.  Sipas burimit, si pasoje e dhunes seksuale, 28-vjecarja mund te kete mbetur shtatzene.

Nderkaq, per kolegun e saj qarkullojne zera se eshte detyruar te kthehet ne mysliman dhe te martohet me disa gra somaleze. Nderkaq, nje tjeter version te historise paraqet faqja ne internet, Jihad Watch, qe flet per nje martese te detyruar te gazetares me nje nga personat qe e ruajne, i cili e ka lene edhe shtatzene.

Top Channel