Gripi, OBSH: Azia te ruaje vigjilencen

08/05/2009 11:05

13 vende te Aize Juglindore kane vendosur te tregohen te kujdesshem ndaj personave qe kthehen nga vendet ku jane shenuar raste me semundjen e gripit te derrave, por nuk kane planifikuar ndalim te udhetimeve ne keto vende.

Ne deklaraten e ministrave te Jashtem te Shendetesise te mbledhur ne Bangkok, u theksua se nuk ka prova qe te tregojne se kufizimi i udhetimeve mund te kete efekt ne ndaljen e perhapjes se virusit, po vetem do te kete impakt negativ ne ekonomine boterore.

Shefja e OBSH-se, Margaret Chan, ka kerkuar nga qeverite e vendeve aziatike te qendrojne vigjilente dhe te permbahen nga marrja e masave shkaterruese, qe nuk mbeshteten tek shkenca dhe nuk sjellin asnje te mire. “Perdorimi racional i masave qe lidhen me udhetimin dhe tregtine, eshte gjithnje gje e zgjuar, ne kohe kur ekonomia ndodhet ne veshtiresi.

Deri tani Azia eshte kontinenti me me pak raste te konfirmuara te H1N1, ndersa me te prekura jane Meksika, SHBA dhe Europa.

Top Channel