Gripi A, 4 raste te reja ne Brazil

08/05/2009 08:00

Kater raste te rjea te gripit A jane regjistruar ne Brazil, nderkohe qe ne Argjentine eshte zbuluar i semuri i pare.

Lajmin e kane bere te ditur Ministrite e Shendetesise te dy vendeve, te cilat nuk kane dhene informacione mbi gjendjen shendetesore te te infektuarve.

Epidemia e gripit A/H1N1 ka shkaktuar deri tani 46 viktima, 44 ne Meksike ku dhe filloi te perhapej dhe dy ne Shtetet e Bashkuara.

Nderkohe, Organizata Boterore e Shendetesise ka konfirmuar deri tani 2371 raste ne 23 vende.

Top Channel