Suedia i premton mbeshtetje Kosoves ne rrugen drejt integrimit europian. Nje delegacion i kuvendit kosovar ndodhet ne kete vend, ku eshte pritur nga kreu i parlamentit, Per Westerberg.

Premtimet jane per pjesemarrjen e Kosoves si vezhguese ne institucionet nderkombetare dhe me pas si anetare me te drejta te plota. Suedia pritet te marre presidencen e ardhshme te BE-se.

Kryeparlamentari kosovar Krasniqi ka permendur arritjet e Kosoves ne vitin e pare te pavaresise. Ai vleresoi punen e institucioneve te Kosoves per ndertimin e shoqerise shumetnike dhe integrimin e komuniteteve pakice.

Kryetari i Parlamentit te Suedise ka thene se vendi i tij vazhdon me sukses dialogun per anetaresimin e vendeve te tjera ne BE.

Top Channel