SHBA, ish-pornostari synon Senatin

07/05/2009 09:45

Nga filmat pornografike, ne politike. Pornostari i njohur, Stormy Daniels synon te zere nje vend ne senatin amerikan, por ende nuk eshte e qarte se per cilen parti do te kandidoje.

Ajo do te perpiqet fillimisht te thithe elektoratin dhe me pas te paraqese kandidaturen, nese do te kete mbeshtetjen e nevojshme. Ne nje interviste per CNN, Stormy ka deklaruar se ka patur nje pritje te ngrohte dhe befasuese.

Ish aktorja e filmave erotike shfaqi interes per politiken pas skandalit te senatorit republikan te Luizianes, David Vitter, te cilit kerkon t’i zere vendin. Ndonese i martuar, ai shkonte me prostituta ne New Orleans dhe Washington.

“Kjo ceshtje me zemeroi dhe vendosa se politika ka nevoje per ndershmeri”, ka thene Stormy. Nuk dihet se kush e ka propozuar kandidaturen e saj ne senat.

Ajo ka deklaruar se te gjithe njerezit e dinin se c’pune ka bere me pare dhe se do te terhiqet nese nuk do te ndihet ne lartesine qe kerkon senati.

Top Channel