SHBA, gripi i derrave perhapet ne 41 shtete

07/05/2009 09:20

Shtohen rastet e te semureve me gripin e derrave ne SHBA.

Qendra per Kontrollin dhe Parandalimin e Semundjeve njoftoi se numri i rasteve te konfirmuara ka shkuar nga 403 ne 642, perfshire edhe dy personat qe kane humbur jeten. Infeksioni eshte raportuar edhe ne tre shtete te reja; Havai, Washington dhe Oklahoma.

Aktualisht infeksioni eshte perhapur ne 41 shtete amerikane. Sipas Qendres, pritet raste te reja, shtrime te reja ne spital dhe vdekje te tjera nga gripi i derrave. Nderkaq, ne Britani jane raportuar 4 raste te reja, qe e cojne numrin e te infektuarve ne 32. Te prekurit jane persona qe jane kthyer nga Meksika.

Top Channel