Gripi i derrave, Meksika heq kufizimet

07/05/2009 09:20

Meksika heq kufizimet e vendosura, pas shfaqjes se gripit te derrave. Kinemate, teatrot, baret, diskotekat dhe shume biznese jane rihapur sot ne Meksiko.

Ato qendronin te mbyllura qe prej 28 prillit, per te evituar perhapjen e virusit, qe shkaktoi semundjen. Po keshtu do te hapen universitetet, kishat dhe muzete, ndersa shkollat do te rifillojne mesimin javen e ardhshme.

Vendimi per te hequr kufizimet u mor pasi ne kryeqytet u ul niveli i arlarmit shendetesor. Bizneset jane keshilluar te zbatojne rregullat e higjienes, perfshire edhe mbajtjen e maskave per te gjithe punonjesit dhe klientet.

Numri i te prekurve ne te gjithe boten eshte rritur. Nderkaq, dhjetera qytetare meksikane qe ndodheshin ne karantine ne Kine, kane mberritur ne shtepite e tyre. Nga virusi H1N1 eshte konfirmuar vdekja e 42 personave.

Top Channel