Beogradi zyrtar ka konfirmuar sot se u ka kerkuar autoriteteve kolumbiane qe te arrestojne ish-kryeministrin e Kosoves Agim Ceku, gjate qendrimit te tij ne Kartagjene.

Konfirmimi eshte bere nga ministri i Brendshem Ivica Dacic, i cili ka pohuar gjithashtu se autoritetet kolumbiane nuk e kane zbatuar urdher-arrestin, pasi kane kontaktuar me pare me INTERPOL-in.

Ceku ndodhej ne Kolumbi per te marre pjese ne nje konference nderkombetare mbi carmatimin, mobilizimin dhe integrimin e ish-ushtarakeve.

Gjate qendrimit te tij, kreu i PSD ka dhene intervista te shumta per mediat kolumbiane.

Top Channel