Berlusconi: Jam lideri me i vleresuar ne Europe

07/05/2009 09:15

Kryeministri italian nuk resht se vleresuari veten. Ai ka kembengulur serish ne popullaritetin qe gezon, duke thene se ne vendet perendimore nuk ka asnje lider aq te vleresuar sa Berlusconi.

Ne nje interviste ai eshte shprehur i kenaqur edhe per vitin e pare te qeverisjes. “Eshte absolutisht nje bilanc pozitiv dhe kete e tregon fakti qe ne nje moment kaq te veshtire, perseri jemi shume te pelqyer”, eshte shprehur kryeministri.

Nderkaq, nuk kane munguar as komentet ne lidhje me ceshtjen e divorcit nga e shoqja, Veronica Lario. “Kete problem e menaxhova me nje lloj klasi. Per kete arsye sondazhet e fundit tregojne se popullariteti im eshte rritur”, deklaroi Berlusconi ne nje interviste per televizionin France 2.

Intervistuesi e ka pyetur Kavalierin edhe nese ishte penduar qe e kishte cilesuar “te nxire” presidentin amerikan Obama. “Absolutisht jo, ai ishte nje kompliment. Edhe une do te doja te isha i nxire dhe te kisha kohe te qendroja ne diell. Ai e ka kuptuar”, ka thene Berlusconi.

Top Channel