Lideri i levizjes “Vetevendosje”, Albin Kurti ka deklaruar se arrestimi i tij nga policia maqedonase tregon panikun dhe pasigurine ne te cilen ndihet shteti i Maqedonise.

Ne nje interviste per agjencine e lajmeve “INA”, Kurti eshte shprehur se me arrestimin e tij, policia maqedonase ka dashur te pengoje lidhjen mes levizjeve te ndryshme shqiptare ne Ballkan.

“Ata ishin te interesuar qe permes kercenimeve te me frikesonin ne menyre qe te mos shkoja ne Maqedoni. Motiv i ketij arrestimi ishte qe te ndalet sa me shume komunikimi mes organizatave te ndryshme shqiptare”, ka pohuar Kurti.

Top Channel