Ne Maqedoni nuk respektohen te drejtat dhe lirite e njeriut. Kritikat mberrijne nga organizata Amnesty International, qe ben pergjegjese qeverine e Shkupit.

Sipas AI, me te diskriminuarit ne kete vend jane pjesetaret e komunitetit rom. Nje tjeter verejtje vjen nga organizata per aktet e dhunes dhe keqtrajtimet nga forcat e policise, te cilat nuk shqyrtohen asnjehere.

Kritikat do te jene pjese e raportit te ardhshem te Komisionit Evropian, qe do te kete ndikim per procesin e integrimeve euroatlantike. Ligji kunder diskriminimit, i cili pritet te miratohet nga Shkupi, eshte nje nga kushtet per liberalizimin e plote te regjimit te vizave.

Amnesty International kerkon nga qeveria te shqyrtoje edhe nje here ligjin, sepse ai nuk eshte ne perputhje me standardet nderkombetare.

Top Channel