Agjencia e lajmeve “Reuters” ben te ditur se autoritetet kolumbiane urdheruan largimin e ish-kryeministrit kosovar Agim Ceku nga Bogota, me pretekstin se ai kerkohej nga Serbia per krime lufte.

Ai ndodhej ne Kolumbi per te marre pjese ne nje konference per carmatimin.

Duke folur me pas ne telefon nga Franca me gazetare te kesaj agjencie, zoti Ceku tha se zyrtareve kolumbiane u kishte ardhur nje kerkese nga Serbia per arrestimin dhe ekstradimin e tij.

Nje fletearresti e leshuar nga autoritetet serbe kerkon ndalimin e ish-kryeministrit nen akuzen per krime lufte.

“Eshte nje urdher arresti i paligjshem. Habitem qe ka ende njerez qe e marrin seriozisht kerkesen serbe, sepse tashme Beogradi nuk ka me autoritet mbi shtetasit kosovare”, ka pohuar Ceku per “Reuters”.

Sipas agjencise, kerkesa serbe per arrestimin e Cekut nuk u zbatua nga Agjencia shteterore e sigurise DAS, pasi ligjet i ndalojne te tilla arrestime.

Zoti Ceku konfirmoi se pervec urdherit per t’u larguar, atij i ndalohet gjithashtu te vizitoje Kolumbine per 10 vitet e ardhshme.

Top Channel