Gripi i derrave, tjeter viktime ne Amerike

06/05/2009 19:30

Gripi i derrave ka rritur tensionin ne Shtetet e Bashkuara pasi u mesua se nje grua humbi jeten per shkak te kesaj semundjeje.

Lajmin e bejne te ditur mediat lokale, sipas te cilave autoritetet amerikane jane vene ne alarm, pasi behet fjale per nje tjeter viktime qe regjistrohet jashte kufijve te Amerikes Latine, vendi i origjines se virusit.

Personi i pare qe humbi jeten brenda territorit te Amerikes se veriut ishte nje femije 2 vjec i ardhur ne Teksas nga Meksika per t’u mjekuar.

Nderkohe, virusi eshte shfaqur se fundi edhe ne Suedi, duke e cuar ne 22 numrin e shteteve te prekura nga gripi.

Top Channel