Gripi “A”, viktima e pare amerikane

05/05/2009 22:20

Nje grua nga Teksasi ka vdekur nga gripi i derrave. Gruaja nga Konteja Kameron, ne Teksas ne afersi te kufirit me Meksiken ka nderruar jete ne fillim te kesaj jave.

Sic raporton Departamenti i Sherbimit Shendetesor, ajo kishte vuajtur edhe probleme te tjera kronike.  Gruaja rreth te 30-ave prej nje muaji kishte patur probleme. Keshtu shenohet viktima e dyte nga gripi i derrave jashte Meksikes.

Deri tani ne Teksas –sic raportojne- autoritetet shendetesore jane shenuar 61 raste te konfirmuar me gripin H1N1.
Nderkohe Shtetet e Bashkuara kane shtyre misionin e ndihmave ne Paqesorin Jugor, pasi nje marinar shfaqi shenja te theksuara te gripit te shpendeve. Rreth 50 marinare te tjere, ne anijen USS Dubuque qe ndodhet ne Kaliforni kane shfaqur gjithashtu shenja te gripit H1N1.

Anije te tilla  transportoje 900 marinare dhe 400 anetare te ekuipazhi. Ne fillim te qershorit ishte planifikuar te nisej drejt Somoas, Ishujve Solomon, Kribatit- ne kuader te nje programi humanitar.

Top Channel