“Plumbi i shkrire”, OKB akuza Izraelit

05/05/2009 17:10

Organizata e Kombeve te Bashkuara ka akuzuar Izraelin se ka hapur zjarr ndaj zyrave te UNRWA, agjencia e OKB-se per refugjatet palestineze.

Akuzat jane bere permes nje raporti te hartuar mbi operacionin “Plumbi i shkrire”, i zhvilluar vitin e kaluar ne Gaza.

Por ne Jeruzalem, Ministria e Jashtme i ka hedhur poshte keto akuza duke e cilesuar raportin si “tendencioz dhe te verber ndaj fakteve”.

Diplomacia izraelite ka kujtuar se sulmet e palestinezeve te Gazes ndaj Izraelit zgjasin prej 8 vitesh.

Por OKB insiston se ushtria izraelite ka goditur civilet palestineze pa qene e nevojshme.

Top Channel