Edhe nje vit pas shpalljes se pavaresise Kosova vazhdon te jete nje vend qe vetem konsumon siguri dhe jo kontribues.

Ka qene ky vleresimi qe ka bere sot Partia Social Demokrate, ne nje konference te zhvilluar sot.

Sipas deputeteve te kesaj partie, zhvillimet e fundit ne fushen e sigurise kane lene nje njolle te zeze ne funksionimin e ketij sektori dhe kane demtuar seriozisht imazhin e pergjithshem te vendit.

Anetaret e PSD kane theksuar se, vjedhja e fundit qe ka ndodhur ne stacionin e policise eshte vazhdimesi e dergimit te mesazheve negative tek bashkesia nderkombetare.

Gjithashtu, socialdemokratet kane shtuar se raporti i fundit i Departamentit te Shtetit ishte vetem nje vazhdimesi e raporteve te institucioneve nderkombetare per te deshmuar edhe nje here brishtesine e sektorit te sigurise ne vend.

Top Channel