Seks ne keshtjellen e Windsorit, arrestohet cifti

01/05/2009 11:15

Nje cift britanik 30-vjecaresh eshte ndaluar nga policia, pasi eshte gjetur duke bere seks ne mes te dites ne nje nga lendinat e keshtjelles Windsor, residences se mbretereshes Elizabeth.

Ata jane gjetur te zhveshur dhe ne gjendje te dehur, ne kohen kur mbreteresha ndodhej ne pallat. Disa turiste nuk kishin nguruar te filmonin rreth 20 minuta intimitet te ciftit, qe per kete akt kaloi nje nate ne qeli.

Gazeta “The Sun” raportoi se disa turiste e inkurajuan ciftin te vazhdonte marredheniet, ndersa te tjere menduan se kjo ishte dicka e shemtuar dhe lajmeruan policine.

“Cifti nuk e vrau mendjen se po i shikonin. Te dashuruarit madje shperfillen edhe tabelen ku shkruhej: Mos shkelni barin”, tha nje deshmitar per gazeten.

Top Channel