OKB-Izraelit: Ndaloni prishjen e shtepive

01/05/2009 16:50

Kombet e Bashkuara i kane kerkuar Izraelit qe te ndaloje planet per prishjen e ndertesave ne lindje te Jeruzalemit dhe te beje me shume per te siguruar strehimin e palestinezeve ne nevoje.

Pothuajse nje e treta e shtepive te palestinezeve ne lindje te Jeruzalemit jane ndertuar pa leje dhe sipas OKB, rreth 60 mije palestineze rrezikojne qe shtepite e tyre t’u prishen.

Kryetari i bashkise se Jeruzalemit, Nir Barkat ka bere te ditur se ka hartuar nje plan krize per te gjithe Jeruzalemin.

Raporti, i hartuar nga zyra e OKB-se per ndihmat humanitare, thote se problemi qendron pikerisht tek plani urban i hartuar nga bashkia e Jeruzalemit, qe kontrollon edhe pjesen lindore te qytetit.

Top Channel