Gripi, OBSH: Jo rritjes se nivelit te rrezikut

01/05/2009 21:25

Organizata Boterore e Shendetesise deklaroi sot se nuk ka arsye per ta rritur nivelin e rrezikut nga gripi i derrave, ne nivelin 6 te pandemise globale.

Sipas kesaj organizate, semundja ka nisur te stabilizohet, por nderkohe ne Europe jane shfaqur raste te reja qe po trajtohen.

Virusi nderkaq eshte shfaqur edhe ne Hong Kong, duke shenuar keshtu rastin e pare te semundjes ne kontinentin aziatik, qe ka edhe popullsine me te madhe te gjashte kontinenteve.

Top Channel