15 te vdekur nga moti i nxehte ne Indi

01/05/2009 13:45

Nje vale te nxehti ka perfshire dhjetera shtete ne Indi, ku termometri ka shenuar shifra rekord ne disa zona.

Temperatura me e larte u regjistrua ne Khandua te shtetit qendror Madhya Pradesh, 47,5 grade Celsius. Sipas burimeve zyrtare, nga 67 raste vdekjeje te dyshuara se jane shkaktuar nga temperaturat e larta, eshte konfirmuar se 15 persona kane gjetur vdekjen nga vapa ne pjesen lindore te vendit.

Qe prej muajit mars ky rajon eshte perfshire nga moti i nxehte. Sinoptikanet parashikojne nxehtesi perveluese edhe per dy jave te tjera.

Top Channel