Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ka rikonfirmuar angazhimin e institucioneve kosovare per kthimin e personave te zhvendosur ne shtepite e tyre.

“Qeveria e Kosoves ka investuar shume deri tani dhe do te vazhdoje te investoje per kthimin e te gjithe qytetareve te vet ne pronat dhe shtepite e tyre”, ka deklaruar Thaci.

Kryeministri ka kerkuar qe procesi ne fjale te mos politizohet dhe ka cilesuar si “te deshtuara” perpjekjet e atyre qe mundohen te pengojne ndertimin e shtepive.

Ne kete drejtim Thaci ka vleresuar angazhimin e policise se misionit EULEX dhe te policise kosovare, per te mundesuar ndertimin e shtepive ne veri te Mitrovices.

Top Channel