SHBA, rritet kerkesa per produktet e higjienes

30/04/2009 11:05

Shtetasit amerikane po zbatojne masat per te shmangur prekjen nga gripi i derrave. Kerkesat per produktet e higjienes, larjes se duarve dhe maskave te fytyres kane pesuar rritje te shitjeve, pas njoftimeve per rastin e pare te vdekjes ne kete vend.

Rrjeti i farmacive Rite Aid Corp njoftoi per nje rritje te kerkeses per sapune, sapune leng dhe letra te lagura per pastrimin e duarve, ndersa firma farmaceutike Roche tha se ishte rritur kerkesa per medikamentin antiviral Tamiflu.

Edhe rrjeti i farmacive Walgreens njoftoi rritje te kerkeses per produkte qe mund te ndihmojne ne parandalimin e gripit dhe tha se ka rezerva gjithe produktet e rekomanduara nga Qendra Amerikane per Kontrollin e Parandalimin e Semundjeve.

Ne 10 shtete amerikane jane konfirmuar 91 raste te semundjes, por shifra mund te rritet.

Top Channel