Obama: Themele te reja per t’u rritur

30/04/2009 01:50

Presidenti Barak Obama fton Shtetet e Bashkuara te vendosin themele te reja per rritjen e ekonomise amerikane.

“Nderkohe qe jemi duke marre veten nga recesioni, nuk mund te kthehemi ne nje ekonomi te ndertuar ne rere”, eshte shprehur kreu i Shtepise se Bardhe, pas 100 ditesh nga qendrimi i tij ne krye te vendit.

Themelet e reja, qe sipas Obames, do te ndihmojne Ameriken te rritet dhe te jete konkuruese, permbahen ne ligjin e bilancit te nxjerre pikerisht nga Kongresi.

“Bejne pjese investime te reja ne arsim qe do t’u japin punetoreve kapacitetet e duhura dhe shijen e stervitjes, investime te reja ne energjite e rinovueshme qe do te krijojne vende te reja pune dhe ne industrite e reja, investime te reja ne shendetesi qe do te shkurtojne koston per familjet e ndermarrjet si dhe kursimet qe do te ulin deficitin”, eshte shprehur Obama.

Top Channel