Masaker ne nje Universitet ne Azerbaixhan, 10 viktima

30/04/2009 08:50

Masaker ne nje Universitet ne kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku. Nje person i armatosur me pistolete ka hyre ne Universitetin e Naftes dhe ka hapur zjarr, duke lene te vdekur te pakten 10 persona.

Viktimat jane studente dhe nje mesuese. Disa persona te tjere kane mbetur te plagosur, njoftuan agjencite ruse te lajmeve. Masakra eshte kryer nga nje student, qe me pas ka vrare edhe veten me nje plumb ne koke.

Sipas deshmitareve ne vendin e ngjarjes, perpara se i riu te hapte zjarr, kishte pasur nje grindje mes nxenesve ne kopshtin e universitetit. Njeri prej tyre ka nxjerre me pas pistoleten dhe ka qelluar ndaj shokeve.

Top Channel