Gripi i derrit, OBSH: Pandemia e pashmangshme

30/04/2009 08:05

Organizata Boterore e Shendetesise vlereson se pandemia e gripit te derrave eshte e pashmangshme. 

Raste te reja ne Meksike, Evrope dhe Shtete te Bashkuara te Amerikes; numerohen 192 raste te konfirmuara ne te gjithe boten.

Ne Meksike 8 persona jane konfirmuar se kane vdekur nga ky virus, ndersa shtohet paniku per te tjera viktima.

Ministri meksikan i Shendetesise Josè Angel Cordova, njoftoi se ka 99 raste pozitive, 91 prej te cileve jane ne gjendje te mire.

Ne Shtetet e Bashkuara situata nuk eshte ende e rende, por behet gjithnje e me shqetesuese. Vec vdekjes se nje femije 2-vjecar, tashme jane konfirmuar 92 raste te tjera ne 10 shtete.

Pentagoni ka konfirmuar se nje anetar i marines ne jug te Kalifornise eshte prekur nga virusi.

Ne Evrope numerohen 10 raste, ne Britanine e Madhe 5, po aq edhe ne Gjermani, ndersa ne Austri dhe Zvicer jane konfirmuar dy raste.

Zelanda e Re ka konfirmuar infektimin e 14 personave, te cilet kishin mberritur nga Meksika. Drejtoresha e OBSH-se, Margaret Chan i ka kerkuar te gjitha vendeve te botes qe te aktivizitojne planet e tyre ne prag te pandemise.

Top Channel