Gripi i derrave, KE parashikon dhjetra mije te vdekur

30/04/2009 01:20

Ka shkuar ne 148 numri i rasteve njerezore te gripit te derrave te perhapura ne nente vende qe i jane raportuar zyrtarisht Organizates Boterore te Shendetesise, pas analizave laboratorike.

Sipas OBSH, numrohen tete te vdekur, nga te cilet shtate ne Meksike dhe nje ne SHBA.

Sipas drejtorit te pergjithshem te politikave shendetesore te KE-se, Robert Madelin, do te duhen te pakten tre muaj qe te pergatitet nje vaksine dhe do te jete e paevitueshme qe “edhe ne Evrope te kete dhjetra mije te vdekur”.

Top Channel