Gjermania dhe Amerika, me thelle ne recesion

30/04/2009 07:55

Ekspertet ne SHBA dhe Gjermani u tronditen dje nga renia me e madhe nga parashikimi i prodhimit ne dy ekonomite me te rendesishme te botes, ben te ditur “New York Times” dhe “Financial Times”.

Ekonomia amerikane ra me 6.1 per qind ne tremujorin e pare te ketij viti, renie shume me e madhe nga sa pritej. Autoritetet parashikonin kontraktim ne masen 4.7 per qind.

Ekonomia amerikane pati reduktuar prodhimin me 6.3 per qind ne tremujorin e katert te vitit te kaluar. Gjashte muajt e fundit vleresohen tani si periudha me e keqe e ekonomise amerikane qe nga vitet ‘50. Shkaku kryesor i renies ishte mungesa e investimeve.

Kompanite pothuajse i pergjysmuan investimet ne krahasim me vitin e kaluar ne perpjekje per te ulur kostot. Blerjet e softeve kompjuterike dhe pajisjeve rane me 34 per qind.

Situata ekonomike duket se eshte perkeqesuar edhe me shume ne Gjermani. Qeveria gjermane rivleresoi situaten dhe parashikoi renie te prodhimit me me shume se 6 per qind kete vit, shifer kjo shume me e larte nga vleresimi i meparshem per renie ne masen 2.25 per qind.

Shkaku i renies ishte demtimi i eksporteve, te cilat jane baza e rritjes ekonomike ne kete vend prej shume vitesh. “Ne perballemi me krizen e besimit”, tha Karl-Theodor zu Guttenbert, minister i Ekonomise. Vleresimi i ri i qeverise gjermane eshte edhe me negativ sesa vleresimi i FMN-se per kete vend, nderkohe qe perputhet me analizat e kater institucioneve shkencore kryesore te vendit. Ekonomistet kane dyshime nese Gjermania do te vijoje ritme negative ne vitin e ardhshem apo jo.

Top Channel