DASH: Kercenimet izolojne me gjate Penianin

30/04/2009 03:45

Zedhenes i Departamentit te Shtetit, Robert Wood ka deklaruar se kercenimet e Phenianit nuk bejne gje tjeter vetem se izolojne akoma me gjate Korene e Veriut.

Ne nje komunikate, Ministria koreanoveriore e Puneve te Jashtme theksoi se “Koreja e Veriut, e sanksionuar kohet e fundit nga Keshilli i Sigurise se OKB-se per hedhjen e nje rakete, do te kryeje serish nje prove tjeter berthamore dhe do te marre masa te tjera per vetembrojtje nese OKB-ja nuk kerkon falje”.

“Do te ishte nje cudi e madhe nese Keshilli i Sigurise do te kerkonte falje”, tha Wood duke theksuar se “keto kercenime nuk bejne gje tjeter vetem se izolojne akoma me gjate Korene e Veriut”.

Top Channel