SHBA, shenohet viktima e pare nga gripi i derrave

29/04/2009 13:25

Shenohet viktima e pare e gripit te derrave edhe ne SHBA. Lajmin e kane konfirmuar autoritetet shendetesore vendase.

Viktima eshte nje femije nga Teksasi. Zyrtaret e shendetesise nuk japin informacione te tjera rreth pacientit te semure, por me pare kishin paralajmeruar se virusi mund te shkaktonte viktima edhe ne Amerike.

Ne SHBA jane konfirmuar 64 raste te prekjes nga semundja, ndersa ne Europe, Gjermania raportoi sot tre raste te sigurta te prekjes nga H1N1. Ne Meksike mendohet qe 159 persona te kene vdekur nga semundja.

Top Channel