Michelle Obama, performance e shkelqyer

29/04/2009 09:45

Tradicionalisht, 100 ditet e para, jane nje lloj muaj mjalti mes elektoratit dhe te zgjedhurit te ri te Shtepise se Bardhe.

Edhe ne kete rast, presidenti Obama eshte nder presidentet me te pelqyer. Po me i mire eshte ‘muaji i mjaltit’ mes elektoratit dhe zonjes se pare, Michelle.

Sipas sondazheve, Zonja Obama eshte me e pelqyer se i shoqi, ne disa aspekte.

Me mire se Jackie Kennedy

Prej kohes se Jackie Kennedy nuk ishte pare ne SHBA nje first lady te pozicionohej kaq mire para publikut. Ashtu sikurse vlereson edhe Shoqata Kombetare e Grave, Michelle ka patur stil dhe substance ne performancen e saj.

Ajo eshte “First Mom”, “Cover Girl”, (jo rralle ka qene ne faqet e para te kopertinave), nje model per adoleshentet si dhe nje mesuese e zonja.

Ekspertet thone se nese Michelle do te vazhdoje keshtu, atehere do te eklipsoje edhe suksesin e Jackie.

Zonja e pare nuk ka bere te njejtat gabime si paraardheset e saj, Eleanor Roosevelt dhe Hillary Clinton, te cilat nderhyne ne punet e shtetit. Michelle preferoi te qendroje me ne hije, duke qene me e ngjashme ne kete pike me Jackie Kennedy.

Bashkeshorte dhe nene

“Amerika sheh tek ajo, fillimisht nenen e Melia-s dhe Sasha-s, padronen e qenit Bo. Sheh te kjo zonje, gruan e ndershme dhe qe di te ridimensioje figuren e presidentit; sheh nje grua te re dhe te forte, qe vishet sipas deshires, e komunikueshme madje me humor. E sheh kete first lady qe mbeshtet familjet e te reneve ne lufte, qe lufton per varferine, qe nuk nxit burokracine”.

Ky eshte mendimi i eksperteve per performancen e deritanishme te Michelle.

Megjithate edhe Michelle ka prioritetet dhe politikat e saj. Keshtu ajo kerkon barazine mes gjinive, mbeshtetjen e adoleshenteve me ngjyre dhe eshte distancuar gjithnje ndaj diskriminimit.

Top Channel